Federata vlerësoi që Struga u mposht nga Shkupi përmes një penaltie që u referua gabimisht
Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Strugës të dielën mbaroi me rezultat 1:0, ndërsa Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM) vlerësoi që ky gol erdhi nga një penalti e cila u referua gabimisht nga gjyqtari, transmeton Portalb.mk.
Federata vlerësoi që në minutën e 53 ka gabuar gjyqtari kryesor Aleksandar Stavrev pasi vendosi të jep penallti për ekipin e Shkupit.
Në analizën e ndeshjeve të javës, Federata sqaroi që gjatë një aksioni në zonën e rreptësisë së Strugës, portieri mysafir “i pari arriti deri të topi dhe e largoi me dorë dhe në atë moment erdhi deri te goditja me trupin e sulmuesit” të vendasve.
Ata vlerësojnë që “në atë situatë është dashur të referohet ndërhyrje e parregullt ndaj portierit mysafir, pasi i pari arriti të largoj topin”. Federata vlerësoi që kjo është një situatë tepër e vështirë për t’u referuar nga gjyqtari.
Ndryshe, Java e XI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut mbaroi me ndeshjen ndërmjet Shkupit dhe Strugës, transmeton. Pjesa e parë e ndeshjes mbaroi me rezultat 0-0, përkundër dominimit të vendasve.
Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë, kur Shkupi shënoi gol përmes një penalltie, penallti e shkaktuar nga portieri mysafir.
Në krye të tabelës gjenden tre ekipe shqiptare, Struga në pozitën e parë me 25 pikë, Shkëndija në të dytin me 19 pikë dhe Shkupi në vendin e tretë me 18 pikë.