“Svenska Dagbladet”: Nacionalistët, ëndrra e një Shqipërie të madhe

“Svenska Dagbladet”: Nacionalistët, ëndrra e një Shqipërie të madhe

Në një analizë të “Svenska Dagbladet” të cilën e përcjellin mediat në gjuhën maqedonase, theksohet   është zgjuar ëndrra e shqiptarëve për të jetuar me një shtet të përbashkët.

Në analizë theksohet  fakti që  Lëvizja “Vetëvendosja”  ka arritur të fitojë votat e rreth 20 përqind të votuesve në Kosovë, ndërsa siç thuhet në shkrim,  kohëve të fundit ndihet një rritje e theksuar e nacionalizmit edhe në Maqedoni.

“E  përbuz  nocionin “Shqipëria e madhe”, ne nuk kemi ndërmend të marrim tokat e fqinjëve tanë. E parapëlqej  nocionin  “Shqipëri Natyrale” Pse ne shqiptarët mos jetojmë së bashku, si  gjermanët pas shembjes së  Murit të Berlinit”, thotë Margarita Kola, anëtare e kryesisë së Aleancës Kuq e Zi.

Më tej, në shkrim thuhet se Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  organizimin e referendumit  për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mbase  do të duhej që të kishim një federatë, sipas shembullit të Zvicrës apo SHBA-së, apo  një shtet ë përbashkët i cili do të administrohej ndryshe” thekson Margarita Kola, për gazetën suedeze.

Kjo gazetë ka marrë qëndrimin edhe të Radmilla Sheqerinskës, anëtare e kryesisës së ngushtë të LSDM-së.

“Gjithmonë kur ka krizë politike, aktualizohet kjo çështje. Nacionalistët nuk përmbahen së shfrytëzuari këtë ide, por dyshoj që ata të jenë realisht të interesuar për Shqipërinë e Madhe. Nëse selia e kësaj ideje do të ishte Tirana, atëherë do të zvogëlohej  rëndësia e liderëve vendor shqiptarë tek ne, kështu ata do të mbesnin figura pa asnjë ndikim. Ata aktualisht janë faktorë politikë të rëndësishëm në Maqedoni, të cilët  mund të ndikojnë në formimin apo rrëzimin e qeverisë, kur ata të dëshirojnë”, thekson Sheqerinska.

Në shkrim gjithashtu theksohet se kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha ka shqetësuar  shumë kë, me deklaratën  tij me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, kur theksoi se qëllimi i shqiptarëve është që ta bashkojnë kombin. Ai foli për Shqipërinë , si vend të të gjithë shqiptarëve nga  Preveza deri në Preshevë dhe nga Mali i Zi deri në Maqedoni, duke përfshirë gjithsesi Kosovën.

Lajme të ngjashme

Back to top button