UPDATE: 49 % e votave, ja numri i deputetëve të Ramës dhe Berishës

UPDATE

Sipas të dhënave të shpallura në web-in e KQZ në ora 22:00 dhe analizës së Portalb.

PS rikthen mandatin në Shkodër

Sipas KQZ janë numëruar 48,75% të kutive. Nuk ka ndryshime në numrin e mandateve të koalicioneve.

E Majta vazhdon të kryesojë me 488 468 vota, ose 58,76%
E djathta ka 325 877 vota, ose 39,20%
FRD ka 12 729 vota, ose 1,53%
Aleanca Kuq e Zi 4273 vota, ose 0,51%

Numri i deputetëve ngelet i pandryshuar në garën e koalicioneve, por tanimë ka rikthyer mandatin nga aleatja e saj PKDSH.

E majta vazhdon të ketë 84 mandate (70 për PS dhe 14 për LSI)
E djathta ka 56 mandate, nga të cilat 52 janë për PD, 3 për PDIU dhe 1 për Partinë Republikane.

FRD dhe Aleanca Kuq e Zi vazhdojnë të ngelen pa mandate.

*********************************************************************************************

Garë e fortë brenda koalicioneve, PS i merr LSI-së një deputet në Elbasan, humb një në Shkodër nga PKDSH.

Sipas KQZ janë numëruar 37,20% të kutive

E Majta vazhdon të kryesojë me 373 244 vota, ose 58,74%
E djathta ka 249 618 vota, ose 39,28%
FRD ka 9439 vota, ose 1,49%
Aleanca Kuq e Zi 3152 vota, ose 0,5%

Numri i deputetëve ngelet i pandryshuar në garën e koalicioneve, por tanimë ka ndryshim brenda koalicionit të majtë. PS i merr një deputet LSI-së në Elbasan, ndërsa e humb një në Shkodër nga aleati i saj PKDSH.

E majta momentalisht vazhdon të ketë 84 mandate (69 për PS, 14 për LSI, 1 për PKDSH)
Te e djathta situata ngelet e pandryshuar. Ajo momentalisht ka 56 mandate, nga të cilat 52 janë për PD, 3 për PDIU dhe 1 për Partinë Republikane.

Bamir Topit momentalisht i mungojnë afër 600 vota për t’u bërë deputet nga qarku i Tiranës.

***********************************************************************************

Sipas të dhënave të shpallura në web-in e KQZ në ora 15:15 dhe analizës së Portalb.

Janë përpunuar gjithsej 1309 nga 5508 kuti, ose 23,77% e rezultateve.

Koalicioni i majtë ka 231 001 vota, ose 57,88% të votave
Koalicioni i djathtë ka 160 023 vota, ose 40,10% të votave
FRD 6074 vota, ose 1,52% të votave
Aleanca Kuq e Zi 1976 vota, ose 0,50% të votave

Përbërja e parlamentit tani për tani mbetet e pandryshuar:

E majta 84 deputete (69 për PS, 15 për LSI)
E djathta 56 deputete (52 për PD, 3 për PDIU, 1 për PR)

*****************************************************************************

Janë përpunuar gjithsej 1124 nga 5508 kuti votuese, ose 20,41% e rezultateve.

Sipas këtyre rezultateve:

Koalicioni i majtë ka 197625 vota, ose 58,01% të votave

Koalicioni i djathtë ka 136780 vota, ose 40,15% të votave

FRD-ja e Bamir Topit 4704 vota, ose 1,38% të votave

Aleanca Kuq e Zi 1560 vota, ose 0,46% të votave

Sipas rezultateve të deritashme, koalicioni i majtë ka fituar 84 deputetë, ndërsa i djathti 56 deputetë.

Të ndara në parti:

PS – 69 deputetë

LSI – 15 deputetë

PD – 52 deputetë

PDIU – 3 deputetë

PR – 1 deputet

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button