Menduh Thaçi: Manipulimet e shumta i karakterizuan zgjedhjet lokale

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Shkup, z.Ralf Breth.

Në takim është biseduar për çështjet aktuale politike, për zgjedhjet lokale të vitit 2013, zhbllokimin e procesit integrues dhe tema të tjera politike.

Thaçi ambasadorit të OSBE-së ia ka përcjellur vërejtjet e PDSH-së lidhur me procesin zgjedhor dhe manipulimet e shumta që karakterizuan zgjedhjet lokale, ndërsa sa i përket çështjes se integrimit të vendit ka shprehur qëndrimin se qeveria i mashtron qytetarët për gjoja zhvillimin e negociatave për zgjidhjen e cështjes së emrit, ky proces një kohë të gjatë është i bllokuar tërësisht dhe kjo është lajm i keq për Maqedoninë.

Ambasadori i OSBE-së z.Breth ka vlerësuar lartë politikën parimore të PDSH-së, pjesëmarrjen aktive në institucione dhe qëndrimet konstruktive për zhbllokimin e  procesit integrues të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button