Vidhen njëzet e tre laptopë nga një shkollë fillore në Shkup

Njëzet e tre laptopë janë vjedhur nga shkolla fillore “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup. 

Sipas policisë së Shkupit, vjedhja është bërë ndërmjet datës 19 dhe 20 të këtij muaji. Vjedhësit me një mjet metalik kanë arritur ta hapin derën e njërit nga kabinetet e shkollës, prej ku i kanë vjedhur kompjuterët personalë.

Policia është duke e hetuar rastin dhe është në kërkim të autorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button