RMV, sonte sërish do të rritet çmimi i dizelit
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar vendim, sipas të cilit do të shtrenjtohet çmimi me pakicë i dizelit për 3 denarë, ndërkaq ai i benzinës nuk ndryshon, njofton Portalb.mk.
Çmimet që hyjnë në fuqi prej në mesnatë:
- Benzina Eurosuper BS95 – 89 denarë për litër
- Benzina Eurosuper BS98 – 91 denarë për litër
- Eurodizel 103,5 – denarë për litër
- Vaji për Djegie – 99 denarë për litër
- Mazuti – 51,920 denarë për kilogram