Xhaferi ende nuk e ka pranuar iniciativën e Levicës për referendum
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ende nuk e ka pranuar iniciativën e partisë Levica për referendum, kumtuan sot nga Kabineti i tij, njofton Portalb.mk.
“Deri në këtë moment kryetari Xhaferi nuk e ka pranuar Iniciativën për mbajtjen e referendumit nga partia politike Levica”, thonë nga Kabineti i Xhaferit.
Prej atje theksojnë se në momentin kur zyrtarisht do ta pranojnë iniciativën, do të njoftojnë nëpërmjet kumtesës për përgjigjen e kryetarit të Kuvendit ndaj dorëzuesit të iniciativës.
Më 28 shtator partia politike E majta në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dorëzoi propozim për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen një referendumi shtesë të detyrueshëm në të cilin do parashtrohej pyetja: „A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”.
Kryetari i partisë, Dimitar Apasiev më pas tha se mendon se për çështjet me interes kombëtar fjalën e fundit duhet ta ketë populli, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve shtoi se nuk pret që iniciativa e partisë E majta të ketë të njëjtat probleme si në rastin e iniciativës së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.
Kujtojmë se, në shtator, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.
- LEXO: E majta dorëzoi iniciativën për referendum në Kuvend
- LEXO: Xhaferi: Kam respektuar tërësisht Kushtetutën, nuk kam krijuar precedent
- LEXO: Osmani: Ndryshimet kushtetuese janë në interes të shtetit, nuk mund të ketë referendum për Marrëveshjen me Bullgarinë
- LEXO: Kryeparlamentari Xhaferi zyrtarisht i përgjigjet kërkesës së Mickoskit në lidhje me referendumin
- LEXO: Kryetari i Kuvendit Xhaferi duhet të deklarohet për nismën e referendumit të VMRO-DPMNE-së
- LEXO: VMRO-ja zyrtarizoi nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë