E majta dorëzoi iniciativën për referendum në Kuvend

Siç njofton MIA, më herët në një konferencë për shtyp në Kuvend Apasiev ka bërë të ditur se janë mbledhur 750 nënshkrime dhe se sot do i dorëzojnë pranë arkivit të Kuvendit.

“Nuk presim obstruksione”. Nëse kryeparlamentari Talat Xhaferi merr guximin të veprojë si gjykatës kushtetues, do të fillojmë me bllokadë të plotë të Kuvendit”, tha kreu i partisë E majta.

Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev, sot në arkivin e Kuvendit ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e një referendumi të detyrueshëm në nivel shtetëror, në të cilin nëse mbahet qytetarët duhet të vendosin nëse janë “për” apo “kundër” konkluzioneve për propozimin francez të cilat i miratoi Kuvendi më 16 korrik të këtij viti. Siç njofton MIA, më herët në një konferencë për shtyp në Kuvend, Apasiev ka bërë të ditur se janë mbledhur 750 nënshkrime dhe se sot do i dorëzojnë pranë arkivit të Kuvendit.

“Nuk presim obstruksione. Nëse kryeparlamentari Talat Xhaferi merr guximin të veprojë si gjykatës kushtetues, do të fillojmë me bllokadë të plotë të Kuvendit” tha Apasiev.

Ai pastaj shtoi se beson që do kenë koordinim me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe theksoi se presin që opozita ta shqyrtojë këtë gjë me seriozitet.

“Shpresojmë që kjo iniciativë për referendum të kalojë me vullnet të mirë”, tha Apasiev.

Më 28 shtator partia politike E majta pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dorëzoi propozim për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen një referendumi shtesë të detyrueshëm në të cilin do parashtrohej pyetja: „A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”.

Apasiev më pas tha se mendon se për çështjet me interes kombëtar fjalën e fundit duhet ta ketë populli, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve shtoi se nuk pret që iniciativa e partisë E majta të ketë të njëjtat probleme si në rastin e iniciativës së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Ai mendon se me pyetjen e formuluar në këtë mënyrë: “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”, është praktikisht e pamundur që kjo iniciativë të refuzohet zyrtarisht dhe ligjërisht.

Sipas tij, edhe iniciativa e Hristijan Mickoskit që u refuzua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ishte formalisht dhe juridikisht korrekte, por E majta, ndryshe nga VMRO-DPMNE, nuk do ta “sulmojë” drejtpërdrejt Marrëveshjen me Bullgarinë, por Konkluzionet dhe siç tha ai me qëllim që “të mos i japim municion Talat Xhaferit që të luajë rolin e një gjykatësi kushtetues, pra ta interpretojë Kushtetutën”.

Sipas tij, edhe iniciativa e Hristijan Mickovskit që u refuzua nga ana e Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi ka qenë e rregullt nga aspekti formal juridik, por se E majta, për dallim nga VMRO-DPMNE-ja, nuk do ta “sulmojë” direkt Marrëveshjen me Bullgarinë, por Konkluzionet, siç thonë me qëllim “Të mos i japim municion Talat Xhaferit të luajë rolin e Gjykatësit Kushtetues dhe të interpretojë Kushtetutën”.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Sipas Rregullores së Kuvendit, pasi ta pranojë iniciativën, kryetari i Kuvendit menjëherë ia dërgon Komisionit Legjislativ dhe Komisionit për sistem politik. Në afat prej dy ditësh, këto dy trupa punues duhet të vlerësojnë nëse iniciativa është e rregullt. Nëse iniciativa është e rregullt, spikeri i Kuvendit në afat prej 3 ditësh duhet ta njoftojë parashtruesin që të fillojë me grumbullimin e 150 mijë nënshkrimeve nga qytetarët. Nëse dokumenti, sipas komisioneve, nuk është në rregull, atëherë Xhaferi është i detyruar që iniciativën ta vendosë në rend dite në seancën e parë të ardhshme dhe atëherë të deklarohet plenumi me konkluzion.

Nëse iniciativa e kalon filtrin e Kuvendit dispozitat ligjore parashohin se në afat prej tre muajsh duhet të grumbullohen 150 000 nënshkrime nga qytetarët nëpër njësitë rajonale të Ministrisë së drejtësisë.
Apasievi gjatë parashtrimit të iniciativës deri te KSHZ deklaroi se shpreson që deri në fund të këtij viti do të grumbullohen ato 150.000 nënshkrime që nevojiten konform ligjit.

Ndryshe, VMRO-DPMNE propozon mbajtjen e referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. Për këtë u dorëzua edhe nismë në Kuvend nga ana e kësaj partie. Nisma për referendum nënkupton fillimisht mbledhjen e jo më shumë 100 nënshkrimeve për të paraqitur nismën në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dhe më pas mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve që pastaj Kuvendi të shpallë datën për daljen e qytetarëve në referendum.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të martën njoftoi se i ka dërguar letër kryeopozitarit Hristijan Micskoski në lidhje me nismën e tij për mbajtjen e Referendumit në gjithë vendin, ku thuhet se e njëjta nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theksuan që marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, nuk mund të ndryshohen me ligj.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve me BE-në ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button