Qyteti i Shkupit i emëroi drejtorët e rinj në ndërmarrjet publike
Në disa ndërmarrje publike në kuadër të Qytetit të Shkupit do të ketë drejtorë të rinj, për shkak se disa javë më parë kryetarja Danela Arsovska i shkarkoi disa prej tyre, transmeton Portalb.mk.
Me NP “Lajka” do të udhëheqë Radmila Pesheva, ndërsa me NP “Rrugë dhe rrugica” do të udhëheqë Said Said. Ushtrues detyre në pozitën e drejtorit në NP “Parkingu” do të jetë Krste Petrevski, në NP “Parqe dhe gjelbërime” do të jetë Zuhejr Rexhepi, ndërsa në NP “Drislla” do të jetë Aleksandar Kuzinakov”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Në komunikatë theksohet që në NP “Higjiena Komunale” do të jetë Kosana Mazneva, në NQP do të jetë Aleaksandar Stojkovskoi dhe në NP “Ujësjellësi” Marjan Mitevski.
Ndryshe, pritet nga udhëheqësit e rinj të sjellin reforma, zvogëlim të shpenzimeve dhe uljen e shpenzimeve joproduktive.
- LEXO: Edhe drejtori i “Parqeve” dha dorëheqje, kane mbetur vetëm drejtorët e NTP-së dhe “Higjienës Komunale”
- LEXO: Tani që ju kapa me gishtat në mjaltë, nuk bëj për ju, iu përgjigj Arsovska këshillarëve të VMRO-DPMNE-së
- LEXO: Seri e re dorëheqjesh në qytetin e Shkupit, tri ndërmarrje publike mbetën pa drejtorë
- LEXO: Dy drejtorë të tjerë të ndërmarrjeve publike dhanë dorëheqje, Arsovska: Drejtorët morën ofertë dorëheqje ose shkarkim
- LEXO: Arsovska shkarkoi drejtorin e ujësjellësit Perinski dhe sekretarin e Qytetit, thotë se manipuluan me tenderin për trajtimin e ujërave të zeza