Arriti të marrë 600 mijë denarë kredi përmes dokumenteve të falsifikuara

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paditur 51 vjeçaren nga Shkupi nën dyshimet për marrjen e një kredie përmes dokumenteve të falsifikuara, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2021, me qëllim të dëshmojë se është e denjë për kredi gjatë aplikimit për marrjen e kredisë konsumatore në një bankë, në bashkëngjitje ndaj aplikacionit për kredi ka dorëzuar vërtetim të pavërtetë për punësim dhe të ardhura personale, kinse e lëshuar nga institucion shëndetësor publik”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Shkupjania 51 vjeçare S.Z. akuzohet për “përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë” dhe :mashtrim gjatë marrjes së kredisë”. Në këtë formë ajo dyshohet se ka dëmtuar bankën në vlerë prej 600 000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button