Shumica e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet, gati krejt sasia e qymyrit shpenzohet aty

Në Maqedoninë e Veriut shumica e energjisë elektrike prodhohet në termocentrale dhe hidrocentrale, ndërsa një sasi tepër e vogël nga energjia e diellit dhe erës, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit korrik të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 525 730 МWh energji elektrike 12.592 mil. nm3 gaz natyror, 466 130 ton qymyr dhe 97 117 ton produkte të naftës”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin korrik centralet elektrike në Maqedoninë e Veriut mund të prodhojnë 82.4 % e energjisë elektrike që shpenzohet në vend.

“98.3 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, raportoi Enti, duke sqaruar që 62.6 % energjisë prodhohet në termocentrale, 23.2 % në hidrocentrale, 10.3 % në termocentralit e kombinuara, 2.4 % centralet e erës, 0.8 % në panelet solare dhe 0.7 % nga bimët e biogazit.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button