Alberto Ferro dhe Camerata Balcanica në edicionin e pestë të festivalit “Skupi KamerFest”

Të hënën, më 19.09.2022, në sallën kamertale të Filharmonisë Nacionale, në Shkup, në kuadër të festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest”, dhe në bashkëpunim mes shoqatës “Muza” dhe asaj “Art Link” nga Beogradi, u realizua koncerti kamertal me pjesëmarrje të pianistit italian Alberto Ferro dhe trios nga Camerata Balcanica, në përbërje me Marija Janchulevska – violinë (Maqedoni e Veriut), Vesa Doli – violë (Kosovë) dhe Angelina Živković – violonçelo (Serbi).

Në koncertin e të hënës mbrëma, publiku shkupjan, dhe jo vetëm, kishte mundësin të ndegjojë pianistin italian Alberto Ferro, ku bagazhi artistik të cilit përmban bashkëpunime me shumë orkestra nëpër të gjithë Evropën: konservatori shtetëror „Tchaikovsky“ në Moskë, Universiteti i Arteve në Berlin, „Athenaeum Rumun“ në Bukuresht, Filharmonia Kombëtare në Varshavë, Palau de la Música Catalana në Barcelonë, Herkulessaal në Mynih, dhe shumë shtete tjera, ku ka bashkëpunuar me dirigjentë të njohur si Arvo Volmer, Dirk Kaftan, Heribert Beissel, Günter Neuhold, Paul Meyer, Thierry Fischer, Marin Alsop, Christian Zacharias e shumë të tjerë. Krijmitaria e tij artistike është e përmbushur edhe me pjesëmarrjen në shume festivale, si dhe i vlërsuar me disa nderime nga shteti italian dhe shumë çmime ndërkombëtare nga konkurset për piano. Alberto Ferro është profesor i pianos në konservatorin shtetëror të muzikës “Alessandro Scarlatti” në Palermo.

This slideshow requires JavaScript.

Alberto Ferro, para publikut shkupjan, interpretoi dy pjesë me peshë nga literatura pianistike, J. S. Bah Prelud dhe Fugë, no. 17 BWV 862 në As dur, nga “Klaviçembali i temperuar mire” (libri I), dhe K. Debisi (C. Debussy), Toccata nga Pour le piano L. 95, me të cilat e hapi dhe koncertin. Interpretimi i pianistit Alberto Ferro mund të përshkruhet si i relaksuar, dhe në momente energjik në projektimin tonal të karakteristikave të kompozitorëve të cilët i përkisnin epohave të ndryshme kohore, por me një frymë më pak ngazëlluese, që u përcjell dhe u ndje edhe tek publiku i pranishëm.

Bashkëpunimi në mes dy shoqatave, ju ofroi mundësinë për paraqitje në skenë artistëve të rinjë vendas, dhe atyre të rajonit, këtë e konfirmon edhe fakti se vetë grupi kamertal Camerata Balcanica, bashkon artistë të rinjë të muzikës klasike nga Ballkani Perëndimor.

Vëmendja kryesore e këtij koncerti, njëherësh edhe pjesa qëndrore e tijë, ishte interpretimi i Piano Kuartetit no.1 K.478 në g-mol nga W. A. Mozart, nga Alberto Ferro, dhe trios harkore nga Camerata Balcanica. Ky kuartet konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha kur flasim për repertoarin e muzikës kamertale. Intepretuesit e sollën me një ndjenjë emotive korrekte, përmes një prizme solide në aspektin e trajtimit global të arkitekturës muzikore të veprës, por me efekt sipërfaqësorë në shtjellimin e mbrendshëm të saj.

Koncerte të tilla, me tendencë bashkëpunimi në mes popujve dhe shteteve, ku përmes të cilëve artistët e rinjë kanë mundësinë të jenë sa më afër publikut dhe të jenë pjesë e skenës muzikore, në vend e në rajon, janë ngjarje që gjithmonë duhen të kenë përkrahje të shumtë. Publiku shkupjan, që mbrëmjen e të hënës ishte në numër solid i pranishëm, dëshmoi që tenton të jetë ndjekës i rregullt i ngjarjeve kulturore, dhe skenës muzikore që zhvillohet në vend, sepse, ngjarje me struktura dhe koncepte të tilla, janë me rëndësi të madhe jo vetëm në zhvillimin e jetës kulturore, por edhe asaj shoqërore.

Nora Bajrami
Muzikologe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button