Qeveria e RMV-së thotë së në interes të nxënësve, mësimi të vazhdojë me prani fizike

Në interes të nxënësve është mësimi me prani fizike, nuk ka ndryshim mënyrën e realizimit të tij, ndërkaq Qeveria në lidhje me sfidat për menaxhim me krizën energjetike është në komunikim me të gjithë palët e përfshira nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske për kërkesën e disa komunave për zgjatjen e pushimit dimëror që të kursehet energji elektrike dhe të ndahen subvencione nga qeveria, Arsovski tha se në seancën e djeshme qeveritare nuk ka pasur diskutim për atë.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk ka pasur diskutim në lidhje me këtë çështje. Qeveria mbetet e përkushtuar në tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palët e përfshira nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha zëdhënësi, duke shtuar se nuk do të ketë ndryshim në mënyrën e realizimit të mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme.

Organizimi në kuptimin e harxhimeve për ngrohje të shkollave, shtoi Arsovski, është në kuadër të kompetencave të komunave, gjegjësisht vetëqeverisjes lokale dhe për atë Ministria e Arsimit dhe Shkencës u paguan shtesa. Kështu që, sipas tij, është me rëndësi që të thuhet se ata janë përgjegjës dhe në interes të nxënësve është prania fizike e nxënësve në mësim.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, për shkak të krizës energjetike kërkuan që pushimi dimëror të zgjatet dhe të zhvillohet online që të mos ketë harxhime të larta për ngrohjen e klasave dhe hapësirave shkollore.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Ditë më parë nga Qeveria njoftuan se do të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button