Edhe ministri Nuredini jep shpresa për investitorë të ri, zhvillimi i Kodrës së Diellit aktualisht mbetet vetëm në premtime
Ka investitor potencial për zhvillimin e Kodrës së Diellit dhe me të autoritetet qendrore janë në negociata. Kështu njoftoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i pyetur nga Portalb.mk për zhvillimin e Kodrës së Diellit. Mirëpo detaje konkrete nuk ka, të paktën nuk janë ndarë ende me publikun.
Në bazë të studimit që është bërë për Kodrën e Diellit, siç njoftoi ministri Naser Nuredni pritet të zhvillohet resori për skijim.
“Jemi tani në bisedime me një investitor potencial i cili dëshiron të zhvillojë Kodrën e Diellit për skijim dhe turizëm. Por kur do të jemi gati, kur do të kemi një ofertë serioze një propozim nga ata do ua prezantojmë”, tha Nuredini para fillimit të debatit të djeshëm për menaxhimin e Malit Sharr.
Duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk ai tha se ka diçka konkrete por pa zbuluar detaje shtesë dhe se do të informojnë për të njëjtat muajt në vijim.
“Konkrete ka, grupi punuese është formuar nga Qeveria me Ministrinë e Mjedisit Jetësor, ka pasur takime edhe atje edhe këtu, por do ju informojmë siç duhet. Besojmë muajt e ardhshëm do të ju informojmë, datë të saktë nuk ka”, tha Nuredini.
Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i Kodrës së Diellit, do të investojë vetë kompania e cila e menaxhon (Elem Turs), do të shkojë me partneritet publiko-privat, apo do të shitet.
Kjo do të definohet vetëm atëherë kur Elem Turs do të ndahet nga Elektranat e Maqedonisë (ELEM), procedurë kjo e cila ka filluar më shumë se një vit e gjysmë dhe sipas paralajmërimeve të zyrtarëve, pritet që këtë muaj të përfundojë.
Për ofertat e investimeve së stërpërmedura në Kodrën e Diellit ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi disa herë ka përmendur të njëjtat, por deri më sot nuk ka asgjë konkrete.
Muajin e kaluar për Portalb.mk ai u shpreh se ka interes për investitorë të jashtëm në këtë qendër turistike. Mirëpo, siç theksoi Bekteshi kur të ketë investitorë të përshtatshëm, përpara se të nënshkruhet çdo lloj marrëveshje, ajo do të ndahet së pari me qytetarë dhe do të bëhet debat publik për të njëjtën.
Kujtojmë që ish-kryeministri Zoran Zaev i cili bëri të ditur se në strategjinë kombëtare 2021-2027, është përfshirë edhe rivitalizimi i qendrës “Kodra e Diellit” ku parashihej dhënia me koncesion 99-vjeçar për një investitor evropian.
- LEXO: Përgjegjësit në Kodrën e Diellit premtojnë se para se të nënshkruhet çdo lloj marrëveshje, së pari do të ndahet me qytetarët
- LEXO: Kodrën e Diellit e pret edhe një dimër i zymtë, nuk ka as investitorë evropianë dhe as koncesioner të ri për menaxhim
- LEXO: Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria hudhin përgjegjësinë mbi njëra-tjetrën për investimet në Kodrën e Diellit, përgjigje konkrete nuk ka
- LEXO: Deri tani, vetëm bisedime me “investitorin” për Kodrën e Diellit
- LEXO: Debati për Kodrën e Diellit i organizuar nga Komuna, nuk u shfaqën dy prej ministrave me rol kyç për ardhmërinë e kësaj qendre (VIDEO)
- LEXO: Kodra e Diellit, atraksioni turistik i cili nuk promovohet mjaftueshëm
- LEXO: Kaosi në Kodrën e Diellit, qytetarët e kërkojnë teleferikun që premtohet me vite (FOTO)
- LEXO: “Relaks” në Kodrën e Diellit, kolonë me automjete, mungesë parkingjesh, ski-lifti u prish (VIDEO)
- LEXO: Mbeturinat, kontakti i parë i turistëve me Kodrën e Diellit
- LEXO: Teleferiku Tetovë-Kodra e Diellit është futur plan për furnizimet publike të vitit të ardhshëm
- LEXO: Ministria e Ekonomisë nuk e tregon emrin e investitorit potencial për Kodrën e Diellit: Është investim strategjik
- LEXO: Sezon i ri, por problemet ngelin të njëjta për Kodrën e Diellit
- LEXO: Komisioni për Kodrën e Diellit nuk është funksional siç pretendon ministri Kreshnik Bekteshi
- LEXO: Bekteshi: Po shqyrtohen ofertat që kemi marrë për zhvillim të Kodrës së Diellit