“Relaks” në Kodrën e Diellit, kolonë me automjete, mungesë parkingjesh, ski-lifti u prish (VIDEO)

Imazhi piktoresk i Kodrës së Diellit sot i ngjante një rrëmuje të vërtetë dhe kjo flet shumë për mbresat që u le turistëve që vizitojnë këtë vend me potencial të madh turistik, por të pazhvilluar e të pamirëmbajtur, shkruan Portalb.mk.

Kolona disakolometrash me automjete, sot ishte vetëm “mirëseardhja” e parë për qytetarët, të cilët ishin nisur drejt Kodrës së Diellit për t’u argëtuar apo shijuar ditë vikendi dhe pushimi në këtë periudhë kur shteti “nuk punon”, madje sot është edhe zyrtarisht në “të dielën jopune”.

This slideshow requires JavaScript.

Edhe po pate fat të kaloje kolonën me makina, sfida e radhës është gjetja e parkingut. Dëshira për të pushuar dhe larguar nga rrëmujat e përditshme dhe streset nga trafiku i komunikacionit të qytetit, të kthehet në një bezdi që të shtyn të mendosh dy herë nëse do të ia vlente të vije sërish në ditë vikendi për t’u relaksuar.

Sigurisht, “relaksi”, mbase të kthehet në irritim, pse jo dhe trishtim, kur pas gjithë kësaj tollovie u prish dhe ski-lifti, i cili të shtyn të mendosh se sa janë të sigurt për përdorim.

Më poshtë mund ta ndiqni një video nga atmosfera e sotme në Kodrën e Diellit, të incizuar nga gazetari i Portalb.mk:

Sezoni i skijimit për këtë vit në Kodrën e Diellit ka filluar më 15 dhjetor 2021.

Paraprakisht, Portalb.mk shkruajti se turistët që vijnë në Kodrën e Diellit, kontaktin e parë e kanë me mbeturinat.

Ndryshe, procedura për ndarjen e “ELEM Turs” nga  Elektranat e RMV-së  ende nuk ka përfunduar. Drejtori i Elemit, Avziu tha tha se janë procedura administrative të cilat nuk mund të precizohen kur do mbarojë pasi duhet të kalojnë në disa institucione.

Vazhdon të mbetet e paqartë për qytetarët se kush do jetë investitori i cili do e merr me koncesion menaxhimin e Kodrës së Diellit, sepse për këtë nuk ka informata të detajuara nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë. Ministria e Ekonomisë thotë se procedurat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare juridike për Kodrën e Diellit në vlerë prej 50 plus 50 milionë euro janë në fazën përfundimtare, por nuk jep detaje për investitorin pasi sipas tyre ky është investim strategjik dhe kjo është në interes të procedurës. Ata presin që me investime të tilla të rritet oferta turistike në RMV dhe në këtë mënyrë Kodrës së Diellit t’i rikthehet shkëlqimi që meriton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button