RMV, afër 100 raste të reja me korona virus
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 824 të testuarve kanë rezultuar 97 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 97
- Riinfektime: 29
- Të vdekur: 0
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 4
- Të shëruar: 61
- Testime: 824
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 726. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 341.986
- Të shëruar: 331.740
- Të vdekur: 9.520
- Testime: 2.160.942
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/