Ndërroi jetë papritmas drejtori i gazetës së preferuar të Putinit ”Komsomollskaja Pravda”, Vladimir Sungorski

Ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare kryeredaktori i gazetës “Komsomolskaja Pravda”, Vladimir Sungorkin, një njeri i afërt me Kremlinin, gjatë kohës sa ishte në një udhëtim zyrtar në Lindjen e largët në Rusi, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Nga gazeta informuan se gjendja e Sungorkinit, papritmas u përkeqësua dhe me gjasë, si pasojë e një goditjeje që pësoi në tru.

E krijuar në vitin 1925, “Komsomollskaja Pravda” thuhet të jetë gazeta e preferuar e Vladimir Putinit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov deklaroi se vdekja e Sungorkin është një humbje e madhe për Rusinë.

Sungorkin nisi të punonte në gazetë në vitin 1976, ndërsa prej vitit 1997 ishte kryeredaktor dhe drejtor gjeneral i saj. Në vitin 2014, ai mori Urdhërin e Meritës për Atdheun dhe më pas u emërua gazetar nderi i Federatës Ruse.

Në prill, Sungorkin ishte njëri prej shtetasve rusë, ndaj të cilëve BE-ja vendosi sanksione si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Bashkëpunëtori i Putinit vdiq në një aksident misterioz në anije

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button