Maqedonia e Veriut e emëroi anëtarin e ri në Komisionin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar propozimin e Komisionit të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për emërimin e Dimitar Lorovskit si anëtar në këtë Komision, transmeton Portalb.mk.

“Në prag të takimit të nesërm, Ministria e Punëve të Jashtme dorëzoi propozimin e Komisionit deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila emëroi Dimitar Lorovski për anëtar të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, raportoi Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria theksoi që Lorovski është historian dhe professor në Institutin për Histori Nacionale në Shkup.

Ndryshe, në takimin e 19-të ndërmjet Komisionit të përbashkët të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për çështjet që i takojnë sferës së historisë dhe arsimit u vendos që sivjet të realizohet takimi i radhës kah mesi i muajit shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button