U hap konkursi për bursën “Boris Trajkovski” për cikël të dytë të studimeve

Është hapur konkursi për ndarje të bursave “Boris Trajkovski” për studime të ciklit të dytë në programin ekzekutiv MBA të Universitetit Jork për vitin akademik 2022/2023, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Bursa “Boris Trajkovski” është ofertë e përbashkët e Kampit Evropian i Universitetit Jork, SITI Kolegj, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe ndahet për gjithsej 20 studentë për studime dyvjeçare me korrespondencë.

Pjesëmarrësit mund të zgjedhin një nga gjashtë specializimet në dispozicion, MBA për menaxhment të përgjithshëm, MBA në marketing, MBA në financa, MBA në logjistikë dhe menaxhment, MBA për menaxhim në shëndetësi dhe MBA për Menaxhim me resurse njerëzore.

Me të aplikuar dhe marrjen e bursës, kandidatët do të studiojnë sipas MBA programit ekzekutiv Pan-Evropian dhe do të kenë mundësi të fitojnë diplomë të dyfishtë, nga Siti kolegj, Kampi Evropian i Universitetit Jork dhe nga Fakulteti i ekonomisë dhe menaxhment i Universitetit në Strazbur.

Të dy institucionet arsimore që e japin diplomën e dyfishtë janë të shquara dhe të rangut të lartë në botën shkencore, Universiteti Jork është universitet britanik, me renome, që renditet në vendin e 151 në botë sipas QS World University Rankings për vitin 2022, kurse Universiteti në Strazbur paraqet universitet francez prestigjioz nga i cili kanë dal 18 shkencëtarë fitues të Çmimit Nobel.

MBA program Pan-Evropian është një nga 300 programet e akredituara nga Shoqata për MBA programe (AMBA) dhe nga Instituti për menaxhment, nga Britania e Madhe (CMI) ndërsa vlerën e këtij MBA programi ekzekutiv në botën akademike e vërteton edhe komuniteti prej afro 4000 pjesëmarrës dhe të diplomuar deri më tani.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të konkurrojnë nëpërmjet këtij linku, më së voni deri më 23 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button