Ministri gjerman Holthof-Pfertner në takim me krerët e RMV-së: Maqedonia meriton të fillojë negociatat me BE-në

Ministri për çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në Qeverinë e Shtetit Federal të Rainës së Veriut-Vestfalisë, Stefan Holthof-Pfertner, ka zhvilluar sot takime me krerët shtetëror të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në takimin me presidentin Stevo Pendarovski, u konstatua se bashkëpunimi me Rainën e Veriut-Vestfalisë, shteti më i madh federal i Gjermanisë, pasuron bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh dhe marrëdhëniet miqësore me Gjermaninë.

“Biseduam për procesin e integrimit evropian të vendit tonë, si dhe për zhvillimet aktuale në BE në kuadër të luftës në Ukrainë. Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor duhet parë nga një perspektivë gjeopolitike, një çështje sigurie thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, si dhe të vetë BE-së”, njoftoi Presidenti Pendarovski.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në takimin me ministrin Holthof-Pfertner shprehu mirënjohjen për përkushtimin e Qeverisë gjermane për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në kohën e sfidave gjeopolitike me të cilat përballet kontinenti.

“Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për ne, pasi mendoj se është sinjal i përkushtimit të Republikës Federale të Gjermanisë për zgjerimin e Unionit me vendet e rajonit. Tani është koha për një hap lidershipi dhe presim mbështetje të fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe ajo duhet të konfirmohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq në takim.

Bojan Mariçiq dhe Stefan Holthof-Pfertner
Bojan Mariçiq dhe Stefan Holthof-Pfertner

Ministri Holthof-Pfertner theksoi përparimin e vendit në reforma dhe se Maqedonia e Veriut ka merituar prej kohësh të fillojë negociatat me Bashkimin. Ai gjithashtu shprehu shpresën se negociatat me Bullgarinë do të jenë të suksesshme, ashtu si me Greqinë, dhe në këtë kohë sfidash globale, të gjithë së bashku do të dëshmojnë se Bashkimi Evropian është alternativa e vetme për vendet e rajonit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button