SHGM: Reklamimi përmes fushatave publike dhe me para të qytetarëve është i paligjshëm

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ndaj procedurës së Qytetit të Shkupit, i cili përmes furnizimit publik planifikon të investojë mjete të qytetarëve për fushata edhe në televizione private edhe në media online për promovim të aktiviteteve të qytetit, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo shoqatë kanë thënë se me këtë mënyrë të financimit të mediave, Qyteti i Shkupit e shkel moratoriumin për ndalesë të fushatave publike në mediat privar dhe shkel në mënyrë të drejtpërdrejt nenin 102 nga Ligji për shërbime audio dhe audiovizuele për ndalesë të reklamimit si dhe vendimin e Qeverisë për ndalesë të reklamimit në mediat tradicionale dhe online nga viti 2017.

“Praktika e pagesës së fushatave publike me para të qytetarëve, përpos që është e paligjshme, mund të nxit edhe njësi të tjera të vetëqeverisjes lokale ta zbatojnë, me çka do të cenonte edhe më tej tregun e brishtë mediatik dhe do të rrezikonte pavarësinë e mediave përmes pëkrahjes së “mediave miqësore” dhe injorimit të atyre që janë kritike”, thuhet në reagim.

Nga SHGM më tej kanë shtuar se, fushatat e paguara shtrenjtë dhe përmes të cilave do të blihej hapësirë në mënyrë të selektuar nga ana e Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale nuk është mënyrë për përkrahje të mediave, por mund të shndërrohet në tentim për korruptimin e ture dhe njëkohësisht promovim të agjendave politike partiake të cilat nuk janë në interes publik.

“Për këtë SHGM insiston më shumë se dy vite të krijohet Fond për Media të Lira, përmes së cilit mbështeten projekte të interesit publik. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i jepet shansë mbështetjes objektive të produkteve cilësore gazetareske përmes së cilave do të mundësohet financimi i projekteve për gazetari hulumtuese dhe analitike, por edhe për produksion të përmbajtjeve dokumentare, arsimore, argetuese dhe edukuese”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button