VMRO – DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme, LSDM pretendon se zgjedhjet treguan që qytetarët nuk duan destruksione
Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mavrovë – Rostushë, Qendër Zhupë dhe Tetovë partitë më të mëdha politike ende nuk mund të dëshmojnë se kush ka fituar dhe kush ka humbur, transmeton Portalb.mk.
Partia në pushtet LSDM vlerëson se, VMRO – DPMNE ka pësuar debakël, për partinë opozitare rezultatet janë rast për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“LSD-ja Antimaqedonase ka frikë nga zgjedhjet, sepse Kovaçevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. LSD –ja Antimaqedonase e di se populli nuk i mbështet politikat e tyre destruktive, ndërsa ajo shihet edhe nga rezultati zgjedhor në Tetovë. VMRO – DPMNE ka fituar LSD-në në raport 2:1. Disfata e LSD-së në Tetovë do të jetë disfatë për LSD-në në gjithë Maqedoninë. Me kundërshtimin e idesë për zgjedhje, duke ikur nga përballja me popullin, LSD-ja antimaqedonase tregon vetëm se sa janë mizorë dhe egoistë, për një ditë më shumë në funksionet janë të gatshmë të bankrotojnë shtetin”, thanë nga VMRO – DPMNE.
Nga LSDM thonë se kryetari i VMRO – DMNE-së, Hristijna Mickoski me ditë ka heshtur për rezultatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale.
“Asnjë fjalë nga Mickoski për atë që me dallim prej 1,300 votave u mposht kandidati i tyre për kryetar komune në Mavrovë Rostusëh, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i partisë. Asnjë fjalë nga Mickoski për atë se nuk ka arritur t’i bllokojë zgjedhjet në Qendër Zhupë dhe ka fituar kandidati i koalicionit të udhëhequr nga LSDM. Fitorja e dyfisht e LSDM-së dhe koalicionit në Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë dhe rënia e konsiderueshme e votave për VMRO – DPMNE –në në Tetovë tregoi se qytetarët nuk duan destruksione dhe bllokada, por përparim, zhvillim, shtet evropian dhe vlera evropiane”, thuhet në reagim.
Në zgjedhjet në Mavrovë – Rostushë fitoi kandidati i LSDM-së, Medat Kurtovski me 60 përqind të votave, ndërsa në Qendër Zhupë kandidati i vetëm për kryetar Arijan Ibraim arriti të sigurojë census pasi dalja ishte 47,46 përqind.
- LEXO: Sot edhe zyrtarisht u bë certifikimi Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës
- LEXO: Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet për Këshillin e Tetovës dhe kryetarët e Qendër Zhupës dhe Mavrovë dhe Rostushë (Infografik)
- LEXO: Kush sa humbi dhe sa fitoi në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës (Infografik)
- LEXO: Tetovë, u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e këshillit të ri komunal, gjithçka që ndodhi