Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet për Këshillin e Tetovës dhe kryetarët e Qendër Zhupës dhe Mavrovë dhe Rostushë (Infografik)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme i ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimit për kryetar të komunave në Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë dhe për këshilltarë në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Në Mavrovë dhe Rostushë për kryetar është zgjedhur Medat Kurtovski nga koalicioni “Më e mira për komunën time” udhëhequr nga LSDM, ndërkaq në Qendër Zhupë, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve.

Sipas rezultateve të cilat i ka publikuar KSHZ, Lëvizja BESA ka fituar 12 mandate apo 4 më shumë se vitin e kaluar, ndërkaq BDI ka fituar 11 mandate, apo 1 më shumë. Aleanca për Shqiptarët nuk ka marrë asnjë këshilltar, ndërkaq PDSH dhe Alternativa nga 1. Në kampin maqedonas, VMRO-DPMNE ka marrë 4 mandate, ndërkaq LSDM 2.

Në zgjedhjet e vitit 2021, BDI i ka ikur Lëvizjes BESA 1.747 vota, por në zgjedhjet e djeshme Lëvizja BESA e ka përmbysur rezultatin duke i ikur BDI-së 825 vota.

Fletëvotime të pavlefshme kanë qenë 651. Në zgjedhjet për këshilltarë të Tetovës kanë votuar 29.690 votues ose 35.31%.

Parti që kanë marrë numër më të vogël të votave dhe që nuk kanë arritur të futen në Këshill janë edhe Grupi i votuesve Agon Zaimi 206 vota, Integra 161 vota, PCER 371 vota dhe Levica 646 vota.

Këshilli i Tetovës

Krahasuar me vitin 2021, gjatë zgjedhjeve të djeshme të gjitha partitë, përveç Lëvizjes Besa kanë pasur rënie të votave. Për dallim prej vitit 2021, me këto zgjedhje jashtë Këshillit të Tetovës kanë mbetur iniciativa “Më mirë për Tetovën” dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët paraprakisht kishin nga 2 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button