Sot fillojnë ndeshjet e Javës së II-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut
Me ndeshjen ndërmjet KF Shkupit dhe Makedonija Gj.P. do të fillojë java e dytë e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mkë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e Çairit duke filluar prej orës 17:00. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shkupit në këtë sezon, pasi ndeshjen e parë nuk arriti ta luajë për shkak të ndeshjeve në garat evropiane.
Në javën e kaluar, për arsye të njëjta, nuk ka luajtur edhe ekipi i Shkëndijës, derisa Makedonija Gj.P. nuk ka luajtur ndeshjen e parë pasi ishte paraparë të luajë kundër Renovës, ekip i cili është tërhequr nga garat në Ligën e Parë.
Nesër do të zhvillohen katër ndeshje tjera”
Shkëndija – Sileks
Bregallnica – Struga Trim&Lum
Pobeda – Tikvesh
Rabotniçki – Akademija Pandev
Ndeshja ndërmjet Skopjes dhe Renovës nuk do të zhvillohet, pasi ekipi tetovar është larguar nga garat e Ligës së Parë akoma pa filluar kampionati.