Kallëzim penal për ndërmarrjen nga Maqedonia e Veriut pasi në objektin e saj është gjetur drogë e paparaqitur

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kallëzim penal për personin fizik përgjegjës dhe subjektin juridik në të cilin ka kryer bastisje, ku ka gjetur lëndë narkotike të paraportuara, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kohës së kontrollit të dokumenteve dhe produkteve nga kanabisi, është konstatuar që në subjektin juridik ka lëndë narkotike marihuanë të paraportuar me cilësi të lartë, për të cilën nuk ka asnjë lloj evidence”, raportoi Policia.

Bastisja e hapësirës së ndërmarrjes nga Ohri është kryer me Urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, ndërsa lënda do të dërgohet në analizë me urdhër të prokurorit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button