Pothuajse 37 për qind e banesave në Maqedoninë e Veriut janë të pabanuara, flasin të dhënat nga Regjistrimi 2021
Sipas të dhënave të reja nga Regjistrimi i vitit 2021, të cilat i publikoi Enti Shtetëror i Statistikave, pothuajse 37 për qind e banesave të ndërtuara në Maqedoninë e Veriut janë të pabanuara. Në nivel shtetëror janë ndërtuar rreth 840.000 banesa, nga të cilat 307.000 janë bosh, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Për nga numri, më së shumti banesa të pabanuara ka në Shkup, gati 60.000, që me përqindje është afër 28 për qind e numrit të përgjithshëm të banesave. Nëse e shikojmë sipas komunave, numri më i madh i banesave të pabanuara është në Ohër, 17.800, që në këtë qendër turistike është më i madh se numri i banesave të banuara (15.840). Situata është e ngjashme edhe në Kërçovë, ku ka gati 13.000 banesa të pabanuara, kurse 11.880 janë të banuara.
Me përqindje, më së shumti banesa të pabanuara, krahasuar me numrin e përgjithshëm të banesave, ka në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, 72 për qind. Më pas vjen Debërca me 71 për qind, Dojrani me 68 për qind, Staro Nagoriçani me 66 për qind.
Përqindja më e vogël e banesave të pabanuara është në Haraçinë 21 %, Veles 22 % dhe Çair 23 %.
Të dhënat e plota për numrin e apartamenteve të pabanuara mund t’i gjeni në këtë link.