Kovaçevski: Me rishikimin e buxhetit synojmë kthimin e ekonomisë në nivelin e para pandemisë

Me miratimin e rishikimit të buxhetit javën e kaluar për vitin 2022, sigurojmë stabilitet ekonomik dhe mbështetje më të madhe për qytetarët dhe kompanitë në këtë vit  të krizës, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Në një vit të mbushur me sfida ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, vazhdojmë me kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët dhe fokusohemi në zhvilimin e përgjithshëm të shtetit”, ka shkruar Kovaçevski.

Ai shtoi se, me rishikimin e buxhetit janë siguruar 76 milionë euro për masa të reja antikrizë, 32 milionë euro për rritjen e prodhimit vendor të ushqimit, paga të rritura në arsim dhe pagesën e tyre në kohë, pensione më të larta nga shtatori, subvencione për bujqit si dhe mjete për projekte zhvillimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button