RMV, për 79.9% është rritur numri i rasteve me COVID-19, KSI nuk rekomandoi masa restriktive shtesë

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI), në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar gjendjen aktuale epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut dhe ka konstatuar se ka rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19. Por, pavarësisht rritjes alarmante të rasteve të reja, Komisioni nuk rekomandoi masa të reja kundër shpërndarjes së kovidit, njofton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me metodologjinë për caktimin e rrezikut nga Covid-19 merret parasysh edhe përqindja e rasteve të hospitalizuarve, përqindja e krevateve të lirë, por edhe numri i të sëmurëve në formë të rëndë dhe të vdekurve. Është konstatuar se RMV ndodhet në zonë të gjelbër me kapacitete të plota për kujdesin e pacientëve me Covid-19. Përndryshe rritja e numrit të rasteve të reja është për 79.9%””, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në mbledhje është shqyrtuar dhe çështja e qasjes së testeve për Covid-19, gjatë së cilës Komisioni rekomandoi rritje të dyfishtë të kapaciteteve për testim në institucionet që janë kompetente për atë, por edhe ndjekje të gjendjes që eventualisht të mundësohen kapacitete shtesë aty ku ka nevojë.

“Komisioni për momentin nuk rekomandon masa restriktive shtesë dhe apelon deri te qytetarët që të kenë kujdes për shëndetin e tyre, të shmangin vizitat në hapësira të mbyllura dhe të paventiluara, përveç kur ajo është e domosdoshme dhe në ato raste të mbajnë maskë mbrojtëse dhe distancë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, vetëm në 24 orët e fundit prej 1.385 të testuarve kanë rezultuar 504 të infektuar.

LEXO: RMV, edhe në 24 orët e fundit vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19 – 2.490 raste aktive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button