RMV, edhe në 24 orët e fundit vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19 – 2.490 raste aktive

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.385 të testuarve kanë rezultuar 504 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 504
  • Riinfektime: 133
  • Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
  • Të shëruar: 321
  • Testime: 1.385

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 2.490. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 2.096.095
  • Të shëruar: 305.988
  • Të vdekur: 9.339
  • Testime: 2.094.710

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button