MPJ-ja bullgare: Zbatimi i marrëveshjes dhe protokollit nuk është kusht formal për hapjen dhe mbylljen e klasterëve me Maqedoninë e Veriut

“Në këtë aspekti, draft korniza negociuese nuk korrespondon me qëndrimin tonë kornizë nga viti 2019, sepse zbatimi i Marrëveshjes për fqinësi të mirë dhe protokollit nga neni 12 nuk paraqesin kriter formal për hapjen apo përmbylljen e kapitujve të negociatave. Nuk është parashikuar roli i Këshillit të BE-së (përkatësisht Bullgarisë) në vlerësimin nëse RMV e zbaton protokollin bilateral, ndërsa ky vlerësim i është lënë KE-së”, thuhet në raportin e përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë për raportet me Maqedoninë e Veriut dhe propozimin francez për fillim të negociatave qasëse me BE-në që sot i publikoi DW, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë dokument të ministres bullgare të Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, i cili i është dorëzuar Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit bullgar thuhet se, Sofja nuk është e lumtur që ka formulim të qartë për gjuhën maqedonase.

Raporti për të cilin bëhet fjalë është dokument për raportet me Maqedoninë e Veriut dhe propozimin francez për fillim të negociatave qasëse me BE-së dhe në të diplomacia bullgare i analizon aspektet negative dhe pozitive të pakos së zgjidhjeve të propozuara nga Parisi.

Raporti i MPJ-së bullgare është përgatitur para modifikimeve të fundit të propozimit francez dhe për këtë operon me terminin “protokoll”, i cili formalisht u hoq nga teksti i Kornizës Negociuese dhe u zëvendësua me shqyrtime vjetor dhe masa për zbatim efektiv të marrëveshjes së vitit 2017, në pajtueshmëri me nenin 12.

Si anë pozitive të raportë theksohen që në mesin e kushteve për matjen e përparimit të RMV në procesin qasës është përfshirë edhe zbatimi i marrëveshjes mes dy shteteve nga viti 2017 dhe protokolli i mbledhjes së përbashkët. Po ashtu si pozitive që është vendosur kërkesa që RMV të paraqet plan të posaçëm aksional për pjesëtarët e pakicave nacionale apo komuniteteve në kushtet e klasterit “themelet”, si dhe vendosja e mekanizmit për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së.

Ndërkaq, aspketet negative sipas diplomatëve bullgarë janë se, në kornizën negociuese të propozimit francez lejohet referenca e pastër për gjuhën maqedonase, vendoset kërkesë e përgjithshme për implementim nga ana e RMV-së të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë dhe të protokollit të ardhshëm bilateral nga mbledhja ndërqeveritare në pajtueshmëri me nenin 12 nga marrëveshja me Bullgarinë. Më tej thuhet se, në paragrafin 35 nga korniza negociuese parashihet që RMV do të “miratojë” plan aksional për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave apo bashkësive, përfshirë edhe në fuhsën e mosdiskriminimit, luftës kundër gjuhës së urrejtjes, arsimit, krijimit të masave efektive, mekanizmave për raportim dhe identifikim të institucioneve përgjegjëse. Zbatimi i këtij pani do të jetë lëndë e mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe do të diskutohet rregullisht në konferencat ndërqeveritare gjatë procesit qasës.

Siç raporton DW, pavarësisht anëve të mira dhe të këqija të detektuara nga Sofja, konkludimi i përgjithshëm i MPJ-së bullgare është se, propozimi francez duhet të pranohet që Bullgaria ta shfrytëzojë “pozicionin e mirë” te i cili ka ardhur.

Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button