Në disa pjesë të Shkupit do të shfaqen disa filma në kuadër të festivalit Cinedays
Një javë do të ketë shfaqje të filmave në disa pjesë të hapura të Shkupit në kuadër të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Evropian Cinedays, festival i cili do të zgjasë prej 7 deri 14 korrikut, transmeton Portalb.mk.
“Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian – CINEDAYS, me sloganin “Nga lart shikohet më mirë”, do të mbahet nga data 7 deri më 14 të këtij muaji në disa lokacione në Shkup – në çatinë e QTQ-së, në çatinë e “Shtëpia e Ndërtimtarëve”, Muzeun e Artit Bashkëkohor, Auto kinemanë në Vodno, në parkun QRK-së, në kinemanë Milenium dhe Kinoteka”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Në programin e festivalit përfshihen më shumë se 50 filma nga Maqedonia e Veriut dhe bota. Filmi i parë do të jetë “Mimi”, ndërsa i fundit “Nuk do të jesh vetëm”.