Shi i rrëmbyeshëm me erëra të forta kaploi Shkupin
Pas temperaturave të larta që silleshin rreth 40 gradë celsius, Shkupin e ka kapluar një shi i rrëmbyeshëm, transmeton Klan Maqedoni.
Rreshjet kanë filluar rreth orës 15:30 me një intensitet shumë të lartë. Një gjë e tillë pritet të shkaktojë shumë vështirësi në lagjet shqiptare, ku sistemi i kanalizimit të ujrave atmosferike është në gjendje të keqe.
Moti i lig ka kapluar Shkupin me rrethinë, shi i rrëmbyeshëm me erëra të forta duke shkaktuar edhe disa dëme materiale, në lagjen Çairçanka në Çair nje dru është rrëzuar në rrugën kryesore duke penguar kështu edhe qarkullimin e komunikacionit
Dru të rrëzuar, por edhe shiu me erë ka vërshuar rrugën “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit.