Topuzovska Karevska: Nuk kam bërë marrëveshje me Qeverinë për tu kthyer në Kuvend

Me asnjërin prej shumicës parlamentare nuk kam biseduar dhe as që planifikojtë bisedoj. Siç kam thënë deri më tani unë mbetem në opozitë dhe do t’i përfaqësojë pozicionet të cilat për opinionin janë edhe të njohura, kështu ka thënë deputetja e PLD-së, Roza Topuzovska Karevska, e cila është deputetja e vetme e opozitës që vendosi të qëndrojë në Kuvendin e Maqedonisë.

Në një intervistë për gazetën “Utrninski”, ajo thekson se mbetet në qëndrimin se deputetët e zgjedhur të popullit duhet të qëndrojnë në Kuvend dhe nga aty t’i mbrojnë interesat e votuesve.

“Unë në këtë moment nuk shoh ndonjë strategji të qartë se çfarë do të arrihet me dorëzimin e mandateve në Kuvend. Nuk jam e bindur se veprimi jashtë institucioneve të isstemit do të jetë një përgjigje adekuate në luftën për demokraci përballë regjimit të cilin po e zbaton ky pushtet. Mendoj se vendi i deputetëve të zgjedhur nga populli është në Kuvend, ku duhet t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur ata. Të njëjtën gjë e kam menduar edhe në vitin 2011 kur shumica e deputetëve të opozitës të udhëhequra nga LSDM-ja vendosën ta bojkotojnë parlamentit, kurse PLD-ja e cila në atë kohë ishte parti opozitare, vendosi të qëndrojë në karriget e Kuvendit”, tha Karevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button