Shkolla Wilson me partnerë organizon festivalin ndërkombëtar në Tetovë

Të premten me datë 30 Maj me fillim në orën 12 në Sheshin Iliria të Tetovës, tradicionalisht për herë të tretë Shkolla Woodrow Wilson organizon “Festivalin Ndërkombëtar”me ndihmën e partnerëve: Komuna e Tetovës dhe Këndi Amerikan në Tetovë, sponzorë të eventit: Ekolog, Vezë Sharri, Dauti Komerc, dhe Poliklinika Vita, si dhe përkrahës mediatik: Alsat M, MTV2, TV Art, TV Kiss, Yllpress, Almakos, Portalb, dhe Zhurnal.

Nxënësit wilsonas do të prezentojnë 23 shtete të ndryshme si pjesë e lëndës “Shkencat Sociale” duke dhënë përshkrim të shteteve që përfaqësojnë duke përfshirë kulturën, historinë, organizimin shoqëror, çështjet aktuale dhe atraksionet turistike. Qëllimi i këtij projekti është të informojë rininë për benefitet e diversitetit shoqëror, dhe për tolerancën dhe bashkjetesën në mes të popujve të ndryshëm.

Në këtë festë do të ndahen çmime për prezentimet dhe projektet më interesante, fëmijët do të argëtohen nga klounë dhe magjistarë, do të servohen ushqime të kulturave të ndryshme, si dhe  muzikë për të gjithë pjesëmarrësit e eventit.

Lajme të ngjashme

Back to top button