Mexhiti: Komisioni takohet javën e ardhshme

Komisioni për interpretimin e zbrazëtirave ligjore mbi përdorimin e gjuhës shqipe në kryeqytet do të mblidhet të Hënën. Këtë e konfirmoi kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili thotë se anëtarët e komisionit kanë mbajtur disa takime dhe gjërat kanë nisur të definohen.

‘Prej të hënës do të fillojnë takimet intensive dhe besojë që shumë shpejtë do të dilet edhe me përfundime. Unë nuk nisem tek puna e komisionit, faktet dhe argumentet janë në anën tonë, pra këtu nuk flasim për dëshira por flasim vetëm për konstatim dhe pasje të vullnetit për implementim të ligjit. Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak por kërkojmë të implementohet ajo që është në Kushtetutë, në ligjin e qytetit të Shkupit. Ashtu siç ka filluar të implementohet diku më pak diku më shumë, pra në ndërmarrjet publike, para zyrës së kryetarit të qytetit të Shkupit, atëherë cila është arsyeja që mos të ketë shqip edhe në këto tabela të urave’, deklaroi për Alsat M Izet Mexhiti – kryetar i Komunës së Çairit.

Për dallim nga Mexhiti i cili thotë se komisioni do të mblidhet të hënën, nga qyteti i Shkupit njoftojnë se anëtarët e komisionit do të mblidhen vetëm pas formimit të Qeverisë së Re.

Kreu i Çairit Mexhiti gjithashtu tha se komisioni i lartë-përmendur ka për obligim që të detektojë zbrazëtirat ligjore që në të ardhmen mos të përballemi me probleme të llojit të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button