RMV, stomatologët nesër në protestë, kërkojnë model të ri të financimit

Stomatologët të cilët kanë ordinanca private nesër në ora 12 do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar që më të mos ketë regjistrim të pacientëve amë, financim përmes rrugës së kapitacionit, por vendosje të modelit të ri për pagesë në mbrojtjen stomatologjike shëndetësore, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

“Deri më tani jemi financuar përmes rrugës së kapitacionit dhe participimit, gjegjësisht nga një pacient Fondi për Shëndetësi na paguan nga 48 denarë. Kjo praktikë është vendosur nga viti 2005. Nga atëherë e deri më tani kaluan 17 vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Financimi fillestar përmes rrugës së kapitacionit nga 45 denarë, është rritur vetëm 3 denarë. Ndërkohë, shpenzimet e institucioneve private shëndetësore në mënyrë enorme janë rritur. Bruto pagat e ekipit stomatologjik dhe shpenzimet e rrymës, ujit, mterialeve stomatologjike dhe pajisjeve. Standardi jetësor është rritur. Kjo sjellë deri në disproporcion të madh në financimin dhe shpenzimet e një institucioni shëndetësor privat”, theksoi dr. Zharko Gjorgiev, kryetar i Shoqatës së institucioneve private shëndetësore stomatologjike dhe mjekë privat të mjekësisë dentare, e cila është organizatore e protestës së nesërme.

Sipas Shoqatës, modeli i financimit sipas kapitacionit është i paqëndrueshëm, ndërsa kërkojnë kompensim fiks financiar, jo për nga numri i pacientëve të regjistruar, por për nga ekipi stomatologjik. Kjo shumë të përcaktohet në bazë të pagave dhe kontributeve të ekipit stomatologjik, shpenzimet komunale dhe amortizim të pajisjes stomatologjike. Thonë se kjo nuk do të godasë në xhepin e qytetarëve.

“Ne nuk kërkojmë të jemi të pasur, por paga që të mundet ekipi të mbijetojë. Tetëqind institucione private shëndetësore janë në prag të falimentimit, kolegët me kalimin e kohës humbën besimit tek institucionet. Ka kolegë të cilët seriozisht mendojnë t’i mbyllin ordinancat, paketohen që të largohen nga shteti. Kjo nuk është vetëm betejë për mbijetesë të stomatologjisë, por betejë për mbijetesë të kuadrit me arsim sipëror në Maqedoninë e Veriut”, shtoi Gjorgiev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button