‘Vera e Shkupit’ zyrtarisht e hapur

Me tingujt e Simfonisë së nëntë të Betovenit në performim të korit të përzier të 26-të nga Japonia së bashku me Korin dhe Orkestrën e OBM, mbrëmë në Operën dhe Baletin e Maqedonisë në mënyrë solemne u hap Edicioni i 34-të i Manifestimit kulturor ndërkombëtar “Vera e Shkupit”.

Festivalin për të hapur e shpalli kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Ai theksoi se Festivali “Vera e Shkupit” ka rëndësinë e saj për shkak se gjatë 40 ditëve, në periudhën më të nxehtë të vitit, arrit ta tërheqë vëmendjen e publikut të interesuar për manifestime kulturore, të mbajë në qytet një grup të konsiderueshëm të shkupjanëve, si dhe ta tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj.

Sivjet, shtoi ai, Qyteti i Shkupit përgatiti program të gjerë edhe për shënimin e 50 vjetorit nga tërmeti, që do të zgjasë gjatë tërë vitit dhe bashkon projekte dhe programe të cilat janë përgatitur nga autorë të ndryshëm.

Koncerti për hapjen e Verës së Shkupit 2013 është projekt i produksionit të përbashkët mes OBM dhe MK Limited (Japoni). 

Lajme të ngjashme

Back to top button