Presidenti Ivanov kokëfortë për emrin e Maqedonisë

Qëndrimi im për emrin është Republika e Maqedonisë erga omnes (për përdorim të përgjithshëm), porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe theksoi se vendi është konstruktiv dhe bën gjithçka për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e imponuar.

“Unë i thash dhe të gjithë i dinë qëndrimet e mia, ashtu që edhe do të qëndroj në të edhe më tej, ndërsa ajo është Republika e Maqedonisë erga omnes. Kam dhënë betim para asaj Kushtetute. Ne bisedojmë për diçka që dikush na e ka lënë në trashëgimi dhe kërkojmë zgjidhje. Nuk duam që ne të jemi fajtorë, kur një ditë dikush do të tërheqë një vijë dhe do të thotë ju jeni faktorë për atë. Ne çdoherë jemi konstruktiv dhe Nimetz e di këtë. Kemi gjetur mënyra që t’i realizojmë interesat strategjike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Derisa ato janë interesa strategjike, do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhje”, deklaroi presidenti Ivanov në emisionin e Milenko Nedelkovskit në televizionin Kanal 5.

Shefi i shtetit përkujtoi në ftesat e shumta, zyrtare dhe jozyrtare të cilat ai i dërgoi deri te kolegu i tij grek Karlos Papulas, në të cilat nuk ka përgjigje pohuese.

Lidhur me Samitin e anuluar të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që në fillim të qershorit duhej të mbahej në Ohër, presidenti Ivanov sqaroi se Maqedonia ka tentuar që Kosova të marrë pjesë në të si mysafir dhe në rend dite të vendoset çështje e anëtarësimit të saj në procesin. Por, për shkak të ndarjes së vendeve pjesëmarrëse rreth pjesëmarrjes së Kosovës, u vendos që samiti të anulohet.

“Maqedonia si organizatore, u përgatit, ndërsa diplomacia e Maqedonisë, thotë në mënyrë të shkëlqyer e mbaroi punën, ashtu që, nuk mbajnë kritikat se diplomacia jonë ka dështuar” tha Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button