Kumanovë, 62 vjeçari tenton të vrasë familjarët e tij

Gjashtëdhjetë e një vjeçari me inicialet XH.M nga Kumanova është arrestuar pasi që mbrëmë ka shtënë me armë në drejtim të vëllait të tij dhe nipit.

Sipas raportit policor, rreth orës 21.00, në rrugën Vasil Gllavinov në Kumanovë për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore, XH.M ka shkrepur dy plumba në drejtim të vëllait të tij, N.M dhe nipit F.M, mirëpo nuk ka arritur t’i qëllojë.

Autorit i është konfiskuar arma të cilën e zotëronte pa lejen përkatëse, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për armëmbajtje pa leje dhe për tentim vrasje.

Lajme të ngjashme

Back to top button