Turqia mbledh ndihma për Xhaminë e re të Tiranës

Me një urdhëresë të Entit për Çështjet Fetare (Diyanet) në Turqi duke filluar nga dita e sotme ka nisur një fushatë për mbledhjen e ndihmave në të gjitha xhamitë e vendit.

Sipas shkresës së Diyanetit turk është parë e arsyeshme fillimi ditën e premte më 21 qershor 2013 në të gjitha xhamitë në Turqi i Fushatës së Ndihmës me qëllim për të kontribuar në ndërtimin e “Xhamisë Qendrore të Tiranës” me arsyetimin se besimtarët që jetojnë në Shqipëri nuk kanë arritur ta ndërtojnë dot një xhami të re për shkak të pamundësive financiare dhe materiale, por që kanë shumë nevojë për një faltore, sidomos besimtarët e Tiranës, të cilët e ushtrojnë besimin e tyre në hapësira të papërshtatshme.

Ndihmat do të mblidhen në formën duke hapur ekspozita ose vendosur kuti në ambientet e xhamive pas namazit të ditës së premte.

Fushata do të vazhdojë deri në datën 5 korrik 2013. Myftinitë e prefekturave dhe nënprefekturave janë ngarkuar me detyrën për të marrë masat e duhura për të siguruar që fushata e ndihmës të realizohet në kuadër të Ligjit Nr. 2860 për “Grumbullimin e Ndihmave” dhe për të parandaluar ndonjë negativitet.

Guri i themelit për ndërtimin e Xhamisë së re të Tiranës është vendosur në vitin 1993 me një ceremoni ku kishin marrë pjesë Presidenti i kohë Sali Berisha dhe Kreu i Komunitetit Mysliman, i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi.

Pas dy dekadash, ky gur u rivendos në 20 prill 2013 për të sjellë një projekt të ri, i cili sipas arkitektëve do të zbukurojë Tiranën.

Përveç të qenit një vend për adhurimin e Zotit, xhamia e re e kryeqytetit shqiptar do të jetë një kompleks shumë funksional, për të gjithë shqiptarët.

Xhamia e re do të jetë e një stili ballkanas dhe do të përfshijë në të edhe elementë arkitekturorë shqiptarë. Ajo do të jetë e lartë rreth 35 metra, ndërkohë që do të ketë 4 minarè, 55m të larta.

Kostoja e saj shumë e lartë nuk i ka trembur drejtuesit e KMSH, të cilët shprehen të kënaqur për gadishmërinë e shqiptarëve, pa dallim feje, për të qenë pjesë e këtij projekti.

Kompleksi i ri në qendër të Tiranës është projektuar nga arkitekti turk, Muharrem Hilmi Senalp, i njohur për veprat e tij në Turqi, Gjermani, Bosnjë, Japoni apo dhe në Australi./trt/

Lajme të ngjashme

Back to top button