Çitaku: U shetita mbrëmë në Beograd pa frikë. Me Serbinë jo më si armiq, por si miq

Ministria Vlora Çitaku e cila mori pjesë në debatin me temën “Integrimet evropiane dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës” në organizimin e Forumit për Marrëdhënie Etnike, e ku ishte i pranishëm edhe oficeri i ri për lidhje i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, tha se ka shumë kujtime të hidhura për Beogradin nga e kaluar sepse i ka shkaktuar shumë të këqija popullit të shqiptar të Kosovës, por tha se nuk donë të kthehet në atë periudhë dhe dëshiron që gjenerata e saj t’i kthehet një të ardhmes më të lumtur në paqe e pa konflikte ndonëse e kaluara nuk mund të shlyhet lehtë, transmeton RTK.

Ajo tha se mbrëmë  ka shëtitur rrugëve të Beogradit dhe e ka ditur se nuk duhet të frikësohet, dhe është ndier njësojë si në çdo qytet tjetër, por shtoi se vitet e kaluara në represion e dhunë nuk ikin aq shpejtë.

“Ministrja Çitaku shfaqi shpresën se ka ardhur koha që Serbia të jetojë por ti lejojë edhe tjerët të jetojnë dhe të mos shikohemi si armiq por të nisim të konsiderohemi e shikohemi si miq dhe ti kthehemi ardhmërisë në të mirën e të gjithë qytetarëve edhe të Kosovës edhe të Serbisë–”, ka raportuar KosovaSot.

Lajme të ngjashme

Back to top button