E hëna, dita kur hapen dyert e shkollave të mesme, 34.971 vende të lira

Gjithsej 34.971 vende janë siguruar për regjistrim në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2013/2014, i cili fillon të hënën. Nga vendet e theksuara 22.694 janë në shkollat profesionale, 11.597 në atë të gjimnazit, 408 në  shkollat e mesëm artistike dhe 272 vende në shkollat e mesme sportive, kumtoi sot në konferencën për shtyp ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

Ai saktësoi se, sipas gjuhës në të cilën do të zhvillohet mësimi 24.029 vende të lira janë siguruar për nxënësit në gjuhën maqedonase, 10.092 në gjuhën shqipe, 816 në gjuhën turke, ndërsa 34 vende për nxënësit të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën serbe.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të kryhet në dy afate regjistrimi, afati i qershorit me dy afate të regjistrimit dhe afati i gushtit me një afat të regjistrimit.

Sipas të dhënave të MASH-it në vitin 2012/2013 mësimin e kanë ndjekur gjithsej 22.990 filloristë. Në pajtim me Ligjin për arsim të mesëm, regjistrimi në shkollat e mesme është i obligueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button