Mbaruan bisedimet SASHK-MASH: Prej shtatorit rrogat në shkolla dhe çerdhe do të rriten 15%

Rrogat në shkolla dhe çerdhe prej shtatorit do të rriten për 15%. Ky është epilogu i bisedimeve të sotme katër orëshe mes Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), njofton Portalb.mk.

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov dhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri njoftuan se pas 19 ditëve bisedime, ndërmjetësuesi ka arritur me sukses ta zgjidh kontestin.

“I kemi afruar qëndrimet. Në rekomandimin nga ndërmjetësuesi, pagat në shkolla fillore dhe të mesme do të rriten për 15% nga shtatori. Në këtë rast të them se kjo përqindje do të vlejë edhe për bisedimet që i udhëheqim me MPPS-së. Do të paguhen mëditjet e kohës së grevës, pastaj marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen deri në fund të shtatorit me kërkesa dhe zëra për të cilët jemi marrë vesh që të diskutohet”, tha Nedellkov.

Ministri Shaqiri tha se janë pranuar të gjitha propozimet e ndërmjetësuesit të cilat vlerësoi se janë në pajtueshmëri me mundësitë buxhetore.

“Nuk do të ketë shkurtime të rrogave dhe për atë MASH dhe SASHK gjetën mirëkuptim. Tërësisht do të paguhen pagat nga ky muaj”, tha Shaqiri.

SASHK nesër do të ketë takim me MPPS-në që të gjendet mundësi për pagesën e mëditjeve për grevistët.

Ndryshe, SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. SASHK-u fillimisht e hodhi poshtë kategorikisht rritjen prej 10 për qind të pagave të punëtorëve në çerdhe dhe institucione arsimore, ndërsa anëtarësia sindikale nuk e pranoi as rritjen prej 12 për qind të ofruar nga Qeveria. Me ndihmën e ndërmjetësuesit, palët u ulën në tavolinën e bisedimeve, ndërkaq greva u pezullua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button