RMV, u pezullua greva, Sindikata pranoi të bisedojë me qeverinë dhe të vazhdojë procesi i rregullt arsimor
Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur që të pezullojë grevën në institucionet edukativo-arsimore me qëllim që t’i jep hapësirë Qeverisë për negociata 10 deri 20 ditë, transmeton Portalb.mk.
Këshilli i SASHK-ut sot në seancën e 9-të vendosi që të pezullojë grevën dhe të respektojë mundësinë ligjore për “zgjidhje të qetë të problemit”, sqaroi kryesindikalisti, Jakim Nedelkov.
Në rast se nuk ka zgjidhje të problemit në këtë periudhë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS), Sindikata paralajmëroi që përsëri do të aktivizohet greva.
Ndryshe, SASHK-u e filloi grevën më 11 prill me kërkesë për rritje të pagave dhe disa kërkesa tjera. Në periudhën e grevës, mësimdhënësit kanë refuzuar dy oferta të Qeverisë, fillimisht rritjen e pagës për 10 përqind, pastaj 12 përqind.
- LEXO: SASHK vazhdon me grevën, MASh-i prej sot do të mbledhë të dhëna se sa mësimdhënës janë kthyer në punë dhe çfarë më tej
- LEXO: Qeveria arriti marrëveshje me SASHK-un për rritje të rrogave në arsim për 12%, të mërkurën pritet të kthehen nxënësit në shkolla
- LEXO: Mësimdhënësit e refuzuan ofertën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendimin për rrogën e vlerësuan si presion
- LEXO: RMV, nxënësit edhe sot nuk mbajnë mësim, grevistët refuzuan rritjen e pagave për 2500 denarë
- LEXO: SASHK filloi sot grevën në çerdhe dhe shkolla
- LEXO: Këto janë kërkesat e Sindikatës drejtuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut para se të fillojë greva
- LEXO: RMV, SASHK-u solli vendim për grevë të përgjithshme në kopshtet e fëmijëve, shkollat e mesme dhe fillore nga 11 prilli
- LEXO: Deri në mes të muajit mars do të ketë rritje të pagave në Maqedoninë e Veriut përmes Marrëveshjes Kolektive, besojnë nga sindikata
- LEXO: Radikalizim të masave nëse nuk do të rriten pagat në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Sindikata