Ka përafrim të qëndrimeve, por për rritje më të madhe të rrogës presim përgjigje nga Ministria e Financave, sqaroi Nedelkov

Për rritjen e pagave të të punësuarve në arsim më shumë se 12 për qind të ofruara nga Qeveria nevojiten llogaritjet nga Ministria e Financave për çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani nuk disponon me të dhëna, kumtoi lideri i SASHKU-ut, Jakim Nedelkov pas raundit të sotëm të negociatave me MASH-in në kuadër të afatit dhjetë ditor për harmonizim që filloi të enjten e kaluar, raporton MIA.

“Vijmë deri në disa qëndrime të përbashkëta. Megjithatë ka nuanca të mendimit për rritje shtesë të përqindjes prej 12 për qind, megjithatë kur, për sa etj, këto janë detaje të cilat ende jemi duke i konfirmuar dhe për fat të keq as ministri nuk mund të dalë zyrtarisht me qëndrim sepse ende nuk ka informacione të sakta nga Ministria e Financave”, deklaroi Nedelkov.

Sipas tij, negociatat mund seriozisht të prishen nëse të punësuarve nuk u paguhen mëditjet për ditët kur ishin në greva.

“Kemi bërë kërkesë ose iniciativë tek MASH për pagesën e mëditjeve në bazë të marrëveshjes kolektive. Kemi bazë për këtë dhe jemi të sigurt se do të paguhen në veprimtarinë e arsimit. Për fat të keq, kemi problem në punë dhe politikë sociale, që mund të jetë problem serioz për prishjen e procesit të negociatave”, shtoi Nedelkov.
Dhjetë ditët e para të afatit ligjor të parapara për ndërmjetësim për zgjidhjen e kontestit skadon të dielën kur do të ketë rreth të ri të negociatave midis SASHK-ut dhe MASH-it.

Afati i ndërmjetësimit është dhjetë ditë për harmonizimin e qëndrimeve dhe nëse nuk arrihet marrëveshje gjegjësisht njëra nga palët nuk është e kënaqur, negociatat do të vazhdojnë për edhe dhjetë ditë.

Më 28 prill SASHK-u kumtoi se grevën e cila filloi më 11 prill, do ta lërë në pritje dhe mësimi do të vazhdojë, pasi ka marrë njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për dispozitë ligjore për zgjidhje të qetë të kontestit me ndërmjetësimin.

Ndryshe, SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. Pas tirrjeve dhe akuzave të vazhdueshme midis Sindikatës dhe Qeverisë, u vendos që greva të ndërpritet dhe ndërkohë negociatat të vazhdojnë.

Nga ana tjetër, derisa mësimdhënësit presin që t’i marrin pagat, komunat i presin autoritetet qeveritare nëse do t’u lëshojnë ose jo mjete financiare, për t’i paguar mësimdhënësit dhe edukatorët për periudhën që nxënësit nuk mbajtën mësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button