Vazhdojnë negociatat mes SASHK-ut dhe Qeverisë

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot, siç paralajmëroi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov, duhet t’i vazhdojnë negociatat me ndihmën e ndërmjetësuesit. Sipas tij, sot janë të mundshme përgjigje konkrete për propozimet e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë presim që nga kjo grevë të dalim me rezultat pozitiv dhe jo si fitues, por si partnerë socialë, të cilët do të gjejnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht, ku nuk do të ketë fitues dhe humbës”, tha ai pas bisedimeve të mërkurën. Afati për ndërmjetësim është dhjetë ditë për harmonizimin e qëndrimeve dhe nëse në atë afat nuk arrihet marrëveshje”, shtoi Nedelkov, negociatat duhet të vazhdojnë edhe për dhjetë ditë.

Paraprakisht UNICEF-i përshëndeti vendimin e përbashkët të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të vazhduar mësimin derisa procesi i negociatave të vazhdojë në javët në vijim.

Ndryshe, SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. Pas tirrjeve dhe akuzave të vazhdueshme midis Sindikatës dhe Qeverisë, u vendos që greva të ndërpritet dhe ndërkohë negociatat të vazhdojnë.

Nga ana tjetër, derisa mësimdhënësit presin që t’i marrin pagat, komunat i presin autoritetet qeveritare nëse do t’u lëshojnë ose jo mjete financiare, për t’i paguar mësimdhënësit dhe edukatorët për periudhën që nxënësit nuk mbajtën mësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button