Rama u dërgua në polici për mosmbajtje të maskës, raportoi ‘Der Spiegel’

Media gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar të premten një artikull ku shkruhet se kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia federale gjatë një vizite në Gjermani dhjetorin e vitit  të shkuar, raporton EN.

Sipas ‘Der Spiegel’, incidenti është shënuar në bordin e avioni ‘Lufthansa’, ku kryeministri shqiptar ka refuzuar me forcë të vendosë një maskë “FFP2” ose një maskë kirurgjikale, siç i ishte kërkuar, në vend të një maske pëlhure.

“Kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër të vendoste maskën mbrojtëse mjekësore përpara nisjes së avionit nga Frankfurt am Main në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare që të mbante një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruhet në artikullin e ‘Der Spiegel’.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar Endri Fuga, drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim i cili ka cilësuar një incident të vjetër për të cilin kompania ka kërkuar ndjesë.

“Lajm i vjetër për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkroi Fuga në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button