RMV, një person humbi jetën, 96 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend brenda 24 orëve të fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 96
- Riinfektime: 14
- Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
- Të vdekur të raportuar nga Termini im: 1
- Të shëruar: 177
- Testime: 1.688
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.030. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, i ndjekur nga, Manastiri dhe Prilepi.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 308.390
- Të shëruar: 298.099
- Të vdekur: 9.261
- Testime: 1.992.684
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/