Merret si shembull Maqedonia e Veriut, 61% pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri

61% e afro 563 mijë shqiptarëve që u bënë pjesë e Këshillimit Kombëtar kërkojnë legalizimin e kanabisit për përpunim industrial. E nisur nga kjo mbështetje, qeveria do të nisë menjëherë procedurat ligjore për t’i hapur rrugë kësaj nisme që ka rezultuar fitimprurëse në shumë vende, përfshirë fqinjët e Maqedonisë së Veriut, raporton Klan.

“S’ka dilemë për këtë. Çfarë qytetarët kanë thënë, do të bëhet, kjo nuk diskutohet”.

Amnistia fiskale, një hap i testuar disa herë për t’u hedhur edhe nga qeveria Rama në 2020, por që ka hasur kundërshtinë e organizmave financiare ndërkombëtare, po ashtu mbështetet nga 66 përqind e atyre që plotësuan pyetësorin e qeverisë. E këto rezultate, për Kryeministrin do të jenë shtysë që qeveria të veprojë pa vonesë.

“Këtë gjë duhet ta marrin në konsideratë dhe partnerët tanë, që këtu duhet të bëhet ajo që thotë populli shqiptar”.

Kryeministri sqaroi edhe pse kërkohet që prokurorët dhe gjyqtarët të pezullohen dhe më pas të hetohen nëse ka dyshime të arsyeshme për shkelje, pyetje që ka marrë 74 % mbështetje.

“Nuk bëhet fjalë për të pezulluar ne qeveria, gjykatësit ose prokurorët, bëhet fjalë për të bërë një ndërhyrje në legjislacion që këta njerëz të pezullohen në vend”.

Nuk do të flasë për kostot e gjithë procesit, pasi thotë se përfitimet janë shumë më të mëdha, ndaj dhe premton se do të kthehet në një proces që do të përsëritet çdo vit.

“Një proces kurues për marrëdhëniet politike në Shqipëri”.

Po në Këshillimin e ardhshëm, a do të pyeten shqiptarët nëse duan që presidenti të zgjidhet nga populli?

“Unë jam kundër. Që të garantojmë që e thatë ju dhe kjo do bëhet nuk e bëjmë dot sepse kjo kërkon 94 kokrra votash, që me gjithë kapjen e madhe të shtetit, ne nuk e kemi. Tani normal që të gjithëve u është ngatërruar pak fotografia e rolit të Presidentit se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button