Punonjësit e administratës në Maqedoninë e Veriut sot protestuan dy orë

Në periudhën nga ora 10 deri në ora 12, rreth 13 mijë të punësuar nuk kanë punuar në administratën shtetërore në gjithë vendin, pasi kanë protestuar para institucioneve. Protestat do të vazhdojnë nesër, transmeton Portalb.mk.

Ata kërkojnë që asnjë rrogë mos të jetë mbi rrogën minimale (18 000 denarë), ndërsa rrogat tjera të harmonizohen më rrogën minimale. Protestuesit theksuan që përkundër rritjes së rrogës minimale dhe mesatare, ata dhjetë vitet e fundit nuk kanë marrë rritje të pagës.

“Ata i marrin rrogat falë tatimit që e paguan sektori privat. Ajo nuk duhet të jetë shkak për protesta”, deklaroi Kovaçevski, duke theksuar që në sektorin publik janë 138 mijë të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button